Drejtori i KB Peja: Lindrit Misini më sulmoi fizikisht, paraprakisht na kërcënoi “ju vjerri në urë të Ibrit”
Klubi i basketbollit Peja arriti të fitojë kundër Trepçës në Minatori, në një ndeshje fundit të së cilës i paraprin skena të dhunshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pothuajse në gjysmë të lojës kur Peja po fitonte me epërsi të konsiderueshme tifozët filluan hedhjen e gjësendeve në drejtim të bankës mysafire.
Drejtori gjeneral i klubit të basketbollit Peja, Arbër Elshani, ka akuzuar për sulm fizik nënkryetarin e KB Trepça, Lindrit Misinin.
Sipas Elshanit në momentin e incidentit kur tifozët po hudhnin gjësende në drejtim të klubit Peja, Lindrit Misini e ka tërhequr nga prapa dhe e futur në korridorin që dërgon në zhveshtore.
Aty Elshani thotë se nënkryetari i Trepçës ka filluar ta sulmojë bashkë me sigurimin prej disa personash.
Drejtori Elshani thotë se para se të ndodhte kjo, Misini ka kërcënuar menaxhmentin e KB Peja duke iu thënë se “Ju vjerri në urë të Ibrit”.
Sulmin fizik të Lindrit Misinit e ka konfirmuar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës duke marrë vendim për inicim të procedurës disiplinore ndaj nënkrytarit të Trepçës Lindrit Misini për sulm fizik.
Postimi i drejtorit të KB Peja:
Te nderuar miq,
Mbreme ne Mitrovice, ne ndeshjen Trepca-Peja, prej momentit të parë kur kam arritur ne Minatori, jam share, pshtyer dhe ofenduar ne menyren me te ulet te mundshme. Per te mos mjaftuar kjo, pak para goditjes dhe bresherite e hudhjeve mbi banken e lojtareve, jam kapur nga prapa te krahet nga nje person, i cili duke me kapur nga prapa tinezisht me ka shtyer tek koridori qe dergon, tek zhveshtoret. Kur jam kthyer me fytyre nga ai e kam pare qe ky person eshte Lindrit Misini nënkryetari i KB Trepca, që pastaj bashkë me sigurimin privat 10 persona në total kanë filluar të më sulmojnë fizikisht ne te njejtën kohe edhe duke me ofenduar.
I njejti njeri Lindrit Misini, pak para se te ndodhte kjo, ka shkuar te menagjmenti i klubit tone afer bankes, duke Ju drejtuar atyre me fjalet “JU VJERRI NE URE TE IBRIT”. Tani do i them edhe une disa fjale per kete rrugaq, drogirash dhe njeri te zene teper keq nga zinaja, qe cdo dite personi tij ben buje ne media per gjera kriminale. Ti Lindrit Misini, bashke me krejt ata qe i ki prapa vetem nje gje mbaje ne mend. As idene me te vogel nuk e ke se kend e ke kercenuar. Ti edhe krejt ata qe i ke shti mbreme me me shajt, interesohuni pak per mua se kush jam dhe nga vij. Nese te ka shkuar mendja me me frikesu, hiqe nga mendja sot. Nuk frikesohet ariu me shosh oh mjeran. Del andej nga Veselinovici, Radojcici se une jam Arber Elshani. Vij nga fshati Ozdrim i Pejes. Familja ime ka dhene njerez per kete vend, ka sakrifikuar teper shume per kete vend. Madje jo vetem ne luften e fundit, por ne secilen lufte qe nga koha e Ymer Prizrenit e kendej. Familja ime mundet dhe sigurisht jep prape per Qytetin e Mitrovices, edhe neser po te jete nevoja, po per njerezit si ti une dhe krejt neve pese pare nuk i jepim.
Krejt Ju qe mbreme, i keni goditur lojtaret e KB Peja, ekspediten tone, autobusin e lojtareve duhet ta dini nje gje. Ju jeni turpi i basketbollit. Jo vetem mbreme por secilen ndeshje, deri sa une do te jem Drejtor i KB Peja, mund te kaloni mbi trupin tim te vdekur, e pastaj te vini te lojtaret e mi. S’ka pas shance nje lojtar te KB Trepca me prek dikush ne muajin tetor ne Peje, Ka ndodhur nje here ne maj prekja e Purvis dhe kemi reaguar sic eshte me se miri si klub. Une kurre s’i kam thene tifozeve te mi shajeni Lindrit Misinin ne kor. As s’kam bere snap duke e share askend e aq me pak nje shqiptar, e pastaj duke u zgerdhier. Une nuk i takoj ketij niveli. Thjeshte me vjen neveri me ate cka kam pare mbreme.
Edhe njehere dua te jem i qarte. Une me u frikesu nuk di, pra hiqni dilemat reth kesaj pune, nderkaq per te tjerat informohuni me mire!
Une jam Arber Elshani dhe pas meje vjen historia familjare me shekuj, per lirine e ketij vendi. Une armik e kam vetem Veselinovicin, Radojcicin dhe Rakicin!
Urime 28 nentori te gjitheve!
Sinqerisht
AE