Drejtori i KEK-ut lavdëron punën e punëtorëve

08 gusht 2018 | 19:29

Njazi Thaqi, ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka lavdëruar punën që po bëjnë punëtorët e kësaj ndërmarrje.

Ai ka postuar një video ku punëtorët e KEK-ut shihen duke kryer punë në këtë ndërmarrje.

Postimi i plotë i tij:

Punë shumë e fjalë pak.

Nuk është deti e as pishinë por është kulla ftohëse e Termocentralit “Kosova B”.
Këta janë punëtorët e KEK-ut që meritojnë vlerësimin më të madh çmimin e punëtorëve të vitit.
Me plot përkushtim, vullnet dhe energji punohet përkundër punëve të rënda.
Puna e përkushtimi i tyre mban në prodhim edhe pajisjet që me dekada e kane kaluar jetëgjatësinë e tyre.
Përkundër sfidave e vështirësive, jemi krenar qe po merremi shembull se si mund të kthehet një kompani publike e përkrahur nga subvencionimi i shtetit në një nga gjigantet më të fuqishëm ekonomik e financiar në vend.
Respekt!

https://www.facebook.com/njazi.thaqi.56/videos/277516499698346/

https://www.facebook.com/njazi.thaqi.56/videos/277516496365013/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori republikan Rand Paul ka bërë me dije se i…