Drejtori i KEK-ut: Sot është siguruar një kontingjent me maska, dorëza dhe alkool higjenik

17 mars 2020 | 12:42

Drejtori menaxhues i  Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka bërë me dije se kanë siguruar edhe një kontingjent me maska, dorëza dhe alkool higjenik për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se ky kontingjent nuk është i mjaftueshëm për një periudhë afatgjatë.

“Të nderuar punëtorë/e të KEK-ut, ju njoftoj se sot është siguruar edhe një kontingjent me maska, dorëza dhe alkool higjenik. Ju kërkojmë falje qe deri me tani nuk kemi pasur mjaftueshëm për të gjithë punëtorët, por kjo ka qenë për shkak të pamundësisë qe të sigurojmë sasi me shumicë si pasoj e mungesës në treg. Sa kemi pasur mundësi deri me tani kemi siguruar duke blerë me pakicë.

“Ky kontingjent që ka arritur tani nuk është i mjaftueshëm për përudha afatgjate por janë të mjaftueshme për disa ditët e ardhshme. Gjatë kësaj kohë do bëjmë përpjekje qe të sigurojmë edhe sasi të tjera në mënyrë qe të kujdesemi dhe sigurojmë mbrojtje maksimale për parandalimin e prekjes nga korona virusi. Po ashtu, ju bëjë thirrje për disiplinë dhe përkushtim maksimal në respektimin e rregullave për mbrojtje nga kjo epidemi. Jem krenar me të gjithë ju qe me punë dhe përkushtim maksimal po i arrimë objektivat pavarësisht situatës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Suedisë ka këshilluar të gjitha shkollat e mesme…