Peci thotë se do të ishte skandal nëse simuluesit e ‘protestës’ se djeshme s’kanë pasur leje
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se do të kishte dëshirë të dinte nëse simuluesit e “protestës” të djeshme kanë marrë leje nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se nëse ata nuk kanë marrë leje, e në anën tjetër qeveria e policia heshtin, atëherë sipas tij ky do të ishte një skandal, apo simulim i rikapjes së shtetit.
“Bash kisha pasur dëshirë që dikush nga Qeveria të na tregoj se simuluesit e ‘protestës’ se djeshme në sheshin ‘Skënderbeu’, a kanë kërkuar leje nga Policia e Kosovës. Nëse kanë bërë kërkesë, është mirë që atë ta bëjnë publike, se bashku me lejen përkatëse. Nëse nuk kanë marrë leje dhe kjo ka ndodhur duke e vënë në rrezik shëndetin publik dhe shkelje të masave qeveritare, dhe qeveria e policia heshtin, atëherë kjo është skandal, apo ndoshta edhe kjo është simulim i ‘ri-kapjes’ se shtetit”, ka shkruar Peci në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)