Drejtori i Kirurgjisë Torakale: Policit të plagosur i është hequr predha

24 shtator 2023 | 09:42

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, i kontaktuar nga Express, ka folur për gjendjen shëndetësore të policit që mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në orët e para të ditës së sotme në veri të vendit.

Doktor Kolgeci konfirmoi se polici në fjalë i është nënshtruar një intervenimi dhe i është hequr predha metalike.

Po ashtu, ai konfirmoi se polici i plagosur është në gjendje shëndetësore stabile.

“Sot në orët e hershme të mëngjësit e kemi pranu një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit. Lëndimi është në regjionin e krahut të majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës,  gjenjda e pacientit është stabile,  e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, tha Kolgeci.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit, aty u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Po ashtu, një polic tjetër mbeti i lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in…