Drejtori i Lecces për të ardhmen e Ramadanit: Është një lojtar titullar

08 janar 2025 | 14:12

Drejtori sportiv i Lecces, Pantaleo Corvino, ka folur për merkaton e skuadrës pulieze. I pyetur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit shqiptar, Ylber Ramadani, ai ka deklaruar se 28-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

“Ramadani është një lojtar titullar. E ka treguar në fushë këtë”, ka thënë Corvino. Gjithsesi e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket e paqartë, pasi nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat. Zërat e merkatos e afrojnë Ramadanin me Napolin, por deri tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo…