Drejtori i Leipzigut: Nkunku në verë do të jetë lojtar i Chelseat

17 janar 2023 | 14:10

Christopher Nkunku do të jetë lojtar i Chelseat në verë. Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori sportiv i Leipzigut, Max Eberl. Duke folur për “Bild TV”, Eberl theksoi se Nkunku do të bashkohet me “blutë” e Londrës.

“Për fat të keq me Christopher Nkunku jam mjaft i qartë, do bashkohet në verë me Chelsean”, ka deklaruar drejtori sportiv i Leipzigut. Kështu skuadra e Potter do të përforcohet edhe më shumë, ku pas Mudryk që u zyrtarizua të dielën, në verë të tjetër sulmues pritet të jetë pjesë e këtij ekipi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, të…