Drejtori i mbrojtjes civile kroate jep detaje për aksidentin tragjik në Kroaci

25 korrik 2021 | 12:32

Dhjetë bashkatdhetarë kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

Autobusi po vinte nga Frankfurti për në Kosovë.

Drejtor i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, ka dhënë detaje për ketë aksident tragjik.

“Nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur”, u ka thënë gazetarëve Damir Trut, drejtor i Mbrojtjes Civile Kroate, në vendin e aksidentit, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Sipas tij, 44 udhëtarë janë pranuar në spitalin në Sllavonski Brod, ku u është ofruar kujdes shëndetësor.

“Nga 44, tetë janë lënduar rëndë”, ka thënë Trut, duke përmendur se në mesin e udhëtarëve ka pasur edhe fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 10 viktima janë regjistruar nga një aksident me…