Drejtori i Mercedesit: Kemi mësuar shumë në këtë sezon

11 gusht 2022 | 17:00

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedesit, ka folur për këtë sezon te Formula 1, ku skuadra gjermane është gjendur në vështirësi dhe e papërgatitur për të dueluar për titullin.

“Në provat zyrtare jemi shumë larg rivalëve, por gjatë garës kemi treguar se jemi më kompetitivë. Praktikisht jemi ngjitur në podium në çdo garë”, ka thënë Wolff.

“Makina është në përmirësim të vazhdueshëm. E vërtetë që Ferrari e Red Bulli kanë bërë një punë më të mirë se e jona, por kur humbet arrin të mësosh më shumë. Dhe ju garantoj se leksioni që kemi marrë këtë vit ka qenë mjaft i rëndësishëm. Pasi rrëzohesh mëson të ngrihesh e të vazhdosh të ecësh përpara”, ka shtuar Wolff.

“Jam i sigurt se ky sezon do të na shërbejë shumë për të ardhmen dhe do të arrijmë sërish të jemi protagonistë, siç kemi qenë gjatë dekadës së fundit. Ky sezon ka qenë një shuplakë e fortë, por mendoj se kemi reaguar. Sezoni është ende i gjatë, ndaj mund të kemi të tjera çaste pozitive”, u shpreh Toto Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…