Drejtori i Milanit: Leao nuk largohet
23 gusht 2024
| 13:02
Rafael Leao u kthye papritur një nga emrat më të përfolur këtë afat kalimtar, me sulmuesin portugez që u përfol për një kalim te Barcelona. Katalanasit ishin të gatshëm të nisnin bisedimet me Milanin për shërbimet e portugezit, por duket se drejtori ekzekutiv i kuqezinjve, Giorgio Furlani i ka mbyllur përfundimisht derën klubit spanjoll.
“Leao nuk do të largohet nga Milani këtë verë. Lëvizje drejt Barcelonës? Nuk ka shanse. Në asnjë mënyrë. 100% nuk do të ndodhë. Rafa nuk do të kërkojë që të largohet nga klubi. Besoj se mesazhi im ishte i qartë, apo jo?”, ka thënë Furlani.