Drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës: Shaqiri e di se ku do të vijë
Xherdan Shaqirit i rezervoi shorti një grup të vështirë, ku përballë do të ketë skuadrën e PSG-së, të Napolit dhe të Crvena Zvezdës.
Ndeshja me këtë të fundit do të jetë disi e veçantë, pasi Shaqiri do të shkojë në Beograd dhe atje nuk do të jetë i mirëpritur. Ndërkohë në lidhje me provokime të mundshme nga lojtari me origjinë shqiptare, drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Crvenës së Zvezdës ka thënë: “Nuk besoj. Mendoj se ai do të jetë nën presion të madh psikologjik sepse e di se ku vjen. E di se Crvena Zvezda është simbol i Serbisë, ndërsa do të luaj në Marakanën e nxehtë. Nuk e di nëse do të vijë njëherë. Normalisht, si klub futbolli patjetër duhet të presim njëlloj çdo rival tonin. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Crvena Zvezda duhet patjetër të ndiejë se Shaqiri ka ardhur të luajë futboll. Detyra jonë është ta mbrojmë nga situata të padëshiruara. Të jemi pritës të mirë!”