Drejtori i Përgjithshëm viziton policin që u lëndua pas sulmit që pësoi në detyrë

11 janar 2022 | 20:21

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i ka shkuar në vizitë zyrtarit policor në Suharekë, i cili ditë më parë u sulmua nga një person gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje.

Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale, njofton Klan Kosova.

Mehmeti i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, duke i shprehur mbështetjen e plotë për përkushtimin e tij, që “gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke rrezikuar edhe jetën”.

Gjithashtu, Mehmeti bashkë me drejtorin e Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha, vizituan stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga drejtori rajonal i Prizrenit Faton Alija dhe komandanti i stacionit policor në Suharekë me stafin e tij, ku nder të tjera u diskutua për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës është arrestuar në flagrancë,…