Drejtori i ‘Pfizerit’ infektohet me Covid-19 pas katër vaksinave të marra
16 gusht 2022
| 08:16
Drejtori i Përgjithshëm i “Pfizer”-it, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me Covid-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton “Reuters”.
Burla, 60 vjeç, tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-Covid të kompanisë “Paklovid” dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.
“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Burla.
Burla mori katër doza të vaksinës kundër Covid të zhvilluar nga “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “BioNTech”.