Drejtori i Policisë: Është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve
27 mars 2019
| 11:25
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paraqitur raportin vjetor të punës për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka thënë se numri i vjedhjeve të përgjithshme në 2018-n ka pasur rritje, ndërkaq vjedhjet e rënda kanë pasur rënie.
Gjithashtu sipas tij, edhe numri i vrasjeve ka qenë në rritje.
Qalaj ka pohuar se edhe grabitjet janë në rritje. “Në 2017 ka qenë 290, në 2018, 297, pra shtatë raste më shumë”, ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës.