Drejtori i Policisë flet për dhunën ndaj të miturit në stacionin policor

26 mars 2021 | 23:15

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka folur për herë të parë rreth ngjarjes së paprecedentë që ishte publikuar disa javë më parë në media, e që kishte ndodhur disa vjet më parë, kur një polic brenda stacionit të policisë kishte ushtruar dhunë mbi një të mitur.

Videoja që ishte bërë virale pati nxitur reagime të shumta nga i gjithë opinioni publik, derisa për shumë njerëz, organi më i lartë që përkujdeset për sigurinë e qytetarëve, pra policia ishte kthyer në organ në të cilin u zbeh besimi pas këtijë rasti.

E Mehmeti që atëbotë nuk ishte në pozitën që ushtron tash, thotë se kur ka parë videon është ndjerë jashtëzakonisht keq.

“Ajo është një sjellje që e dënojmë, dhe në asnjë mënyrë nuk e tolerojmë, përkundrazi e dënojmë shumë ashpër. Ju e keni parë që policia ka bashkëpunuar që të zbardhet ky rast, dhe do të jetë e gatshme për të gjitha rastet që të punojmë në zbardhjen e tyre”, tha Mehmeti në emisionin “Udhëve” të RTK-së.

Kujtojmë që në vitin 2021 ka pasur një numër të madhë të rasteve, ku zyrtarë policorë janë përfshirë në incidente, duke kaluar kompetencat e uniformës që bartin. /RTKLive/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather njofton se në fundjavë moti në Kosovë do…