Drejtori i policisë jep detaje pas ngjarjeve në veri: Janë hapur disa raste penale

02 gusht 2022 | 12:20

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

“Janë hapur raste penale dhe jemi në procedurë të hetimit. Është vetëm një ditë prej kur janë tërhequr dhe është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar. Kur t’i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, ka thënë Mehmeti në një konferencë për medie.

Më tutje, Mehmeti ka folur edhe për projektin e pajisjeve të reja: “Parulla inteligjente”.

Policia e Kosovës do të fillojë implementimin e projektit të patrullave inteligjente, pajisje këto të cilat në mënyrë elektronike do të bëjnë identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjeve në trafik, mjeteve të paregjistruara, mjeteve të vjedhura dhe do të mundësojë identifikimin e personave dhe mjeteve në kërkim.

Sipas policisë, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë digjitale.

Mehmeti ka thënë se automjete me këto pajisje do të ketë në të gjithë vendit, përfshirë autostradat dhe zonat urbane.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë që nga sot në komunikacion do të jetë automjete dhe mjete teknike që e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit deri tash. Në ditët në vijim identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike, sensorët, radarët, kamerat e instaluara në automjet e bëjnë identifikimin. Ndalime do të bëjmë deri kur databazat të konektohen me automjete ndërsa pastaj nuk do të ketë ndalime, gjoba do të bëhet në mënyrë elektronike”, ka thënë Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi…