Drejtori i Policisë: Në mesin e të dyshuarve në veri ka qenë edhe Radojçiqi

25 shtator 2023 | 15:41

Drejtori i përgjithshëm i  Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se dyshohet se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka qenë pjesë e sulmit të djeshëm ndaj policisë në veri.

“Një nga automjetet ‘G-class’, me targa ‘BG 1107YY’ është gjetur një dokument i aplikimit të lejes për armë të personit Milan Radojiçiq, njëherit nënkryetar i Listës Serbe. I njëjti është i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale në Republikën e Kosovës. Dokumenti është i lëshuar nga autoritetet e serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e personave të armatosur e uniformuar ka qenë edhe vetë Milan Radojiçiq”, ka thënë Hoxha në një konferencë për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin në kampionatet evropiane. Mesfushori i Kombëtares…