Drejtori i policisë: Nuk kemi qenë të njoftuar për liturgjinë
15 qershor 2021
| 11:42
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë me dije se nuk ka qenë të njoftuar për liturgjinë e cila është mbajtur javën e kaluar në kishën ortodokse e cila gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.
“Ne nuk kemi qenë të njoftuar fare se do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar. Policia nuk e ka këtë objekt në listën e objekteve në të cilat i siguron për 24 orë. Nuk kemi pas njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, ka thënë Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për siguri të Kuvendit të Kosovës.