Drejtori i Policisë: Operacioni po vazhdon, deri tani u arrestuan shtatë persona
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti, ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe disa të tjerë janë në kërkim.
Ai tha që dërgesa në Kosovë ka ardhur më datë 15 maj, duke shtuar se palët sot kanë filluar aktivitetin kriminal për tërheqjen e saj.
“Policia ka arrestuar personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera”.
“Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera dhe deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë.Ngarkesa është ndalur në parkingun e një depoje mirëpo gjatë tërë kohës u mbikëqyr nga policia. Sot rreth orës 11 të dyshuarit kanë filluar aktivitetin kriminal, ku më pas policia ka ndërhyrë. Kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit ku ishin rreth 400 kg narkotikë të llojit kokainë. Janë bastisur edhe lokacione të tjera.Besohet se kamioni ka ardhur nga Brazili duke kaluar nga disa shtete më pas drejt Kosovës.Kokaina ishte e fshehur në pako të llojeve të ndryshme të mishit. Operacioni po vazhdon, mund të ketë edhe arrestime të tjera”, u shpreh ai.