Drejtori i Policisë paralajmëron masa ndëshkuese për mosmbajtje të maskave
13 korrik 2020
| 10:50
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.
Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, “Sot”, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.