Drejtori i Policisë: Për tubimin në shesh s’ishte kërkuar leje
13 maj 2020
| 16:27
Drejtori i Policisë për tubimin e VV-së dje në shesh: S’kanë kërkuar leje, e as s’e kanë lajmëruar
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!, pasditen e së martës kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta. Për këtë, ata nuk kanë kërkuar leje në Policinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. “Nuk kanë pasur leje, nuk ka qenë e lajmëruar”, ka thënë Qalaj./gazetaexpress