Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin e Shqipërisë

15 shtator 2022 | 11:17

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë, ku qëllimi i dyanshëm i palëve është avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në fjalën e tij para…