Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti e Lisa Johnson flasin për pajisjen e policëve me kamera në trup

23 korrik 2022 | 02:27

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Lisa Johnson.

Sipas njoftimit për media të policisë, Johnson dhe Mehmeti diskutuan për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë, sfidat e vazhdueshme dhe sukseset e fundit në luftën e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve në rajon, korrupsionin dhe trendet tjera të krimit me të cilat ballafaqohet Kosova.

‘’Udhëheqësit gjithashtu diskutuan për pilot programin ardhshëm i cili do t’i pajisë policët e përzgjedhur të Kosovës me sisteme të kamerave për trup, me plan që viteve të ardhshme Policia e Kosovës plotësisht të pajiset me këso kamera’’.

“Ky takim ishte jashtëzakonisht pozitiv, takim ky i cili edhe një herë ilustron lidhjet dhe partneritetin e fortë në mes komuniteteve për zbatimit të ligjit në Kosovë dhe SHBA. Së bashku, ne përsëri do i tregojmë botës fushat e ndryshme në profesionin e policisë në të cilat Policia e Kosovës vazhdon të zhvillohet dhe forcojë aftësitë e saj për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer të gjithë popullit të Kosovës’’, tha Mehmeti.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë fantastike ndërkombëtare me partnerët tanë globalë, veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in.

Vizita u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit për dhurimin e sistemit të ri për komunikim të sigurt që do të përdoret nga hetuesit në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi gjeomagnetike mund ta godasë Tokën në ditët në…