Drejtori i Policisë së Kosovës duhet të shkarkohet

17 prill 2022 | 11:04

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se gjendja në institucionin që ka udhëhequr nuk ka qenë kurrë më keq se në këtë periudhë.

Kjo pasi sipas tij, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndikim të drejtpërdrejtë në punët operacionale të drejtorit aktual të Policisë.

Qalaj tha se drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, është dashur të shkarkohet shumë moti, duke e cilësuar alarmante arrestimin për dy muaj të 80 zyrtarëve policorë.

“Të arrestohet për dy muaj gati 80 zyrtarë policor është alarm shumë i madh, i cili na bënë të gjithëve të angazhohemi ta mbështesim Policinë e Kosovës përndryshe i kemi punët shumë keq. Drejtori i Policisë është dashur të shkarkohet shumë moti. Në momentin kur ka filluar të realizojë të gjitha kërkesat e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Në momentin kur ministri është bërë edhe drejtor i Policisë edhe zëvendës i Policisë edhe gjithçka në Polici atëherë pozita e drejtorit është dashur të lëshohet sa më shpejt”, ka thënë deputeti Qalaj.

Mes tjerash, Qalaj ka potencuar se më së paku është duke u luftuar krimi dhe korrupsioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe tre të…