Drejtori i policisë sot raporton para deputetëve
19 maj 2020
| 09:16
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, do të raportojë sot para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. Takimi, siç njoftohet, do të zhvillohet me fillim nga ora 11.00 në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e mediave.
(B. D.: ‘Epoka e re’)