Drejtori i policisë takohet me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë
16 mars 2023
| 16:23
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka mirëpritur në takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorët e tij.
Ambasadori Davenport, ka shprehur urimet e tij për emërimin e Hoxhës si drejtor i përgjithshëm i policisë.
Hoxha dhe Davenport janë zotuar për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.
“Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi”, ka njoftuar policia.