Drejtori i policisë takon admiralin Stuart B. Munsch, diskutojnë për sigurinë
09 tetor 2023
| 19:45
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch me bashkëpuntorë.
Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për sigurinë dhe situatën e përgjithshme në vend.
Mbështetja e partnerëve të rëndësishëm për siguri, bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me ta është kruciale dhe mjaftë e rëndësishme për Policinë e Kosovës si organizatë kryesore për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve pa dallim në Republikën e Kosovës.