Drejtori i Policisë takon përfaqësuesit e Strategic Capacity Group, diskutohet për veriun
30 prill 2024
| 11:52
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka pritur dje në takim përfaqësuesit e grupit për ndërtimin e kapaciteteve strategjike (Strategic Capacity Group), në kuadër të bashkëpunimit me INL nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Në këtë takim të pranishmit nga drejtori Hoxha u njoftuan lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për situatën në komunat veriore të Kosovës.
Takimi rezultoi me falënderim dhe zotim për bashkëpunim të ndërsjellët.