Drejtori i policisë thotë se dështimi në Interpol ka të bëjë me politikën
20 nëntor 2018
| 12:39
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se vendimi për mospranimin e Kosovës në Interpol ishte tërësisht politik.
“Konsideroj se nuk ka të bëjë asgjë me fushën e policisë por me politikën, apo gjeopolitikën. Shumica e delegacioneve kanë thënë se ende nuk kemi qëndrim politik për vendin tuaj. Normalisht kemi pritë që vendimet të jene policore, fatkeqësisht ndodhi”, ka thënë Qelaj nga Dubai.
Qalaj e konsideroi pozitiv faktin që Kosova ka pasur përkrahje të vendeve demokratike.
Ai ka theksuar se ky vendim nuk do t’i dëshpërojë dhe se vitin e ardhshëm prapë do të bëjnë përpjekje për të qenë pjesë e Interpolit.