Drejtori i policisë viziton veriun e Kosovës në ditën e zgjedhjeve
06 tetor 2019
| 17:56
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka vizituar Drejtorinë rajonale të Mitrovicës në Veri, për të parë nga afër angazhimet e zyrtarëve policorë në implementim të planit operacional lidhur me zgjedhjet.
Qalaj njëkohësisht ka vizituar edhe zyrtarët policorë të cilët ishin të caktuar në kryerje të detyrës në disa qendra të votimit në veri, me ç’rast aty ka takuar edhe ambasadoren franceze, Marie-Christine Butel si dhe ambasadorin gjerman, Christian Heldt.