Drejtori i PSG-së flet për të ardhmen e Mbappes
Drejtori i Paris Saint-Germain (PSG), Leonardo ka folur rreth së ardhmes së yllit francez, Kylian Mbappe.
Ai ka deklaruar se ka gjasa të mëdha që Mbappe të zgjasë kontratën me PSG-në.
“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, ai do të qëndrojë sepse është dëshira jonë. Ne do të donim që ai të rrinte, por duhet të respektojmë pozicionin e tij. Mendoj se ka ende shumë gjasa që ai të zgjasë kontratën”, ka thënë Leonardo.
Për Mbappen, interesim shumë të madh ka treguar Real Madridi, që ka edhe gjasat më reale që ta transferojë.
Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, ku ka shkëlqyer duke e dëshmuar veten si lojtar i klasit botëror.
PSG director Leonardo on Kylian Mbappé future: “If Mbappé decides to stay, he will stay because it’s our desire. We’d like him to stay but we have to respect his position”, he told @lejdd. 🇫🇷 #PSG
“I think there are still good chances to extend his contract”, he added. pic.twitter.com/2UnW0cN8Uu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 19, 2021