
Drejtori i Psikiatrisë në QKUK thotë se ka fëmijë 9 dhe10 vjeç që konsumojnë drogë
05 shtator 2024
| 16:57
Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, ka bërë një deklaratë goxha alarmuese.
Duke folur për konsumimin e substancave narkotike, ai ka thënë se ka fëmijë të moshës 9 dhe 10-vjeçare që janë përdorues të tyre.
“Fatkeqësisht viteve të fundit po rritet numri i përdoruesve e po ulet mosha e tyre. Kemi fëmijë 9 e 10 vjec që vijnë pas përdorimit të substancave narkotike”, ka thënë Kutllovci në Radio Dukagjini.