Drejtori i Qendrës Amerikane për Sëmundje: Vala dytë, më e rrezikshme
Drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi një valë të dytë të koronavirusit këtë vit e që, sipas tij, mund të jetë më e vështirë për t’u përballuar sepse do të përkojë me sezonin e gripit.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi kombin tonë dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”, tha drejtori i CDC, Dr. Robert Redfield, në një intervistë për “Washington Post”
“Dhe kur ua them këtë të tjerëve, nuk po duan ta dëgjojnë”, shtoi tutje dr. Redfield.
Redfield i tha prestigjiozes amerikane se të pasurit e dy shpërthimeve të sëmundjeve respiratore do ta rëndonte sistemin e kujdesit shëndetësor.
Redfield ka paralajmëruar më parë se Shtetet e Bashkuara do ta ndiejnë ndikimin e virusit në muaj dhe vite më herët, duke thënë, në një intervistë me korrespodentin kryesor mjekësor të CNN-së, dr. Sanjay Gupta në shkurt, se virusi “ka qenë më ne përpara këtij sezoni, përpara këtij viti”.
Gjatë një mbledhje të koronavirusit në prill, Redfield tha se vitin e ardhshëm “do të jetë një kohë tjetër sfiduese”.