Drejtori i Rubin Kazan: Dakun nuk e shitem pasi ofertat ishin të ulëta

31 tetor 2024 | 14:50

Mirlind Daku ishte shumë pranë të ndryshonte skuadër në merkaton e verës, por në fund një gjë e tillë dështoi. Megjithatë, duke marrë parasysh formën e tij të mrekullueshme, Daku pritet të lëvizë në merkaton dimërore.

Ka qenë drejtori sportiv i Rubin Kazanit, Konstantin Dzyuba, që ka folur për mediat ruse për të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Skuadra italiane Cagliari e kërkonte atë shumë, por kishte oferta të tjera nga klubet ruse, megjithatë Rubini refuzoi ofertat pasi ishin të ulëta financiare.

“Për Dakun ka pasur interes si para Evropianit ashtu edhe pas tij. Ka pasur oferta zyrtare. Ne i kemi negociuar. Pas Evropianit, interesimi për të është rritur ndjeshëm. Para së gjithash, aspekti financiar nuk na përshtatej, kështu që më tej negociatat nuk kishin kuptim”, ka deklaruar drejtori sportiv i Rubinit. Drejtori sportiv nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Dakut gjatë vitit të ardhshëm. “Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Mirlindin. Si çdo lojtar, ai ka motivin për t’u rritur. Ai ka ambicie, por ajo që më pëlqen tek ai është se ai ka vlerat e duhura. Në këtë fazë ai është i kënaqur me gjithçka në Rubin. Kur vjen koha për të ndryshuar diçka, do ta diskutojmë së bashku dhe do të marrim një vendim të përbashkët”, ka deklaruar Dzuyba. Daku ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 12 ndeshje për Rubin Kazan gjatë këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Kjo nismë e fundit ligjore e Serbisë…