Drejtori i SHKK-së Nehat Thaçi anëtarësohet në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit
27 qershor 2019
| 12:15
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi, përmes një letre të dërguar nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Burgjeve të Teksasit, Sharese Hurst, ka marrë njoftimin se është pranuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit.
Përmes kësaj letre Thaçi është ftuar për të filluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer përvojat në aspektin profesional.
Bashkë me letrën Thaçit i është dorëzuar kartela e anëtarësimit dhe raporti tremujor i punës së shoqatës.
/Epoka e re/