Drejtori i shkollës amerikane që u largua nga mbreti Zog
Drejtori i Shkollës Teknike Amerikane, Harry Fultz, më 18 korrik të vitit 1932 largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit.
Kjo ishte një masë e mbretit për t’i parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit në vend, duke i trajtuar njësojë të gjitha shkollat e huaja.
Fultz u nis nga porti i Durrësit për në ShBA, duke lënë pozitën e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946.
Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar./KosovaPress/