Drejtori i SHSKUK-së: Së shpejti nis projekti për trajtimin e infarktit akut
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, ka folur në lidhje me përmirësimin e kushteve në QKUK, furnizimin me pajisje të reja për disa reparte.
Sejdiu në një konferencë për media, ka bërë me dije se brenda muajit pritet të fillojë një projekt nacional për trajtimin e infarktit akut.
“Lajm i mirë është që brenda muajit do të fillohet një projekt nacional ai i trajtimit në dy orët e para, i infarktit akut”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka thënë se ka pasur tendenca nga disa individë që të shkaktohet panik tek qytetarët që të mos trajtohen në QKUK por në spitale private.
“Ka pasur tendenca të individëve që të shkaktojë panik tek popullata dhe qytetarët që pacientët tanë mos të trajtohen këtu por në spitale privat”, është shprehur Sejdiu.
Ai ka theksuar se në QKUK po ka rezultate të mira të punës, edhe pse sipas tij ende ka punë në zhvillimin e këtij institucioni.
/Epoka e re/