Drejtori i ShSKUK-së takon sindikalistët e infermierisë

01 shtator 2020 | 11:03

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim pune drejtuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Në takim është biseduar në lidhje punën e infermierëve, me theks të veçantë angazhimin e infermierëve gjatë kohës së Pandemisë së Covid-19.

Po ashtu, u bisedua në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesat prej 300 eurove për infermierët.

Ai ka falënderuar sindikalistët dhe të gjithë infermierët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën profesionale që po bëjnë me pacientët në përgjithësi, e sidomos me trajtimin e rasteve me Covid.

Duke folur për zbatimin e vendimit të qeverisë për shtesat në pagë, drejtori Krasniqi, ka siguruar sindikalistët e infermierisë se zbatimin e vendimit do të bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në anën tjetër, drejtuesit e Sindikatës së Infermierisë, kanë falënderuar drejtorin për takimin dhe angazhimet e vazhdueshme për të siguruar mirëqenie dhe kushte më të mira për infermierët.

Gjatë takimit, drejtuesit e Sindikatës u pajtuan dhe u bindën se ekziston vullnet dhe angazhim konkret nga ShSKUK, për tejkalim të situatës në lidhje me shtesat për muajin korrik dhe gusht për infermierët.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullat e reja në lidhje me kontrollin dhe miratimin e…