Drejtori i ShSKUK-së viziton Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, sheh nga afër rinovimin e disa reparteve
14 korrik 2023
| 14:21
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, ka vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku nga afër ka parë punën që po bëhet për rinovimin e disa reparteve dhe krijimin e shërbimeve të reja shëndetësore.
Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë, bashkë me disa nga shefat e reparteve, e njoftoi drejtorin se po bëhet punë e mirë me rinovimin e disa reparteve, krahas punës për zgjerimin me shërbime të reja që pritet të nisin në të ardhmen.