Drejtori i “Sirius Wine” arrestohet për përfshirje në rrahje në diskotekë, ishte në kërkim që nga gushti

11 shtator 2024 | 19:20

Drejtori i Kompanisë “Sirius Wine”, Arsim Rashiti, i kërkuar për përfshirje në një rrahje në një diskotekë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I njëjti ishte shpallur në kërkim që nga muaji gusht, shkruan Reporteri.net.

Rashiti, së bashku me të dyshuarit e tjerë Fatlum Verbovci dhe Daut Halili, po hetohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nën dyshimet se në diskotekën ‘Sauvage’ kanë sulmuar një 36-vjeçar. Sipas raportimeve, ai fillimisht nuk ishte lejuar të hynte në ambientet e diskotekës nga punëtorët e sigurimit, me pretendimin se kjo ishte bërë me urdhër të shefit të diskotekës.

Rashiti bashkë me dy të tjerët dyshohet se i kishin dalë përpara viktimës dhe se e kishin sulmuar fizikisht. Halili është arrestuar po atë natë, e Rashiti dhe Verbovci ishin arratisur.

Kërkesën për bashkëpunim për arrestimin e tij, Policia e kishte publikuar më 22 gusht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Chris Hill, ka folur për…