Drejtori i Sociedadit: Duam që Januzaj të mos largohet

12 shkurt 2021 | 11:38

Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë te Real Sociedadi. Mesfushori shqiptar po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Real Sociedadit dhe klubi spanjoll po mendon që ta shpërblejë ish-futbollistin e Manchester Unitedit.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Real Sociedadit, Roberto Olabe, i cili ka konfirmuar bisedimet për zgjatjen e kontratës me lojtarin nga Kosova.

“Si me Adnanin, ashtu edhe me Jon Guridin dhe Monrealin jemi në bisedime. Nëse më pyet, unë do të dëshiroja që Adnani të qëndronte. Evolucioni që Januzaj ka pasur që kur ka mbërritur këtu deri më tash ka qenë sinqerisht pozitiv. Të gjithë e dimë se çka është në gjendje të japë në fushë. Shpresojmë se ai do të shohë një mundësi në Real Sociedad”, ka thënë Olabe.

26-vjeçari u transferua te Sociedadi në verën e vitit 2017 nga Manchester Unitedi, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Deri tani numëron 104 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola. Këtë edicion, në 20 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në…