Drejtori i televizionit grek shpreh keqardhje për paraqitjen e gabuar të flamurit të Kosovës
Filios Stangos, Drejtori i Përgjithshëm i ERT3, ka thënë se paraqitja e gabuar e flamurit të Kosovës në transmetimin e ERT3, ka ndodhur si pasojë e mos kujdesit të dizajneres e cila duke kërkuar në google ka pranuar një flamur që iu është paraqitur nga një faqe, dhe që ne si medium nuk kemi pasur asnjë qëllim të keq.
Stangos në emër të ERT3, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë më të thellë për keqinterpretimin flagrant të flamurit të Kosovës gjatë transmetimit të ndeshjes së hendbollit në mes Greqisë dhe Kosovës të dielën e kaluar.
“Si drejtor i përgjithshëm mund të ndaj vetëm hutimin e kolegëve të mi kosovarë për një gabim të tillë. E vërteta është se dizajnerja grafike që ishte në detyrë të shtunën e kaluar zgjodhi të shpërfillte udhëzimet e detajuara të eprorëve të saj, duke zgjedhur në vend të saj të kërkonte në google (në greqisht) flamurin e Kosovës dhe më pas të përdorte imazhin e gabuar të propozuar nga faqja e mëposhtme e internetit:
https://www.periergos.gr/ erotiseis/ti-symbolizei-i- simaia-toy-kosoboy
Unë sinqerisht shpresoj që ky mesazh të ndihmojë në zbutjen e zhgënjimit të kuptueshëm të shkaktuar nga ky keqinterpretim fatkeq dhe t’ju siguroj se ai nuk ishte në asnjë mënyrë rezultat i një veprimi të qëllimshëm nga personeli ynë, me respekt Filios Stangos, Drejtori i Përgjithshëm i ERT3”, thuhet në njoftimi e dërguar për medie nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Kosovë, e cila ka dërguar njoftimin e keqardhjes së ERT3-shit.