Drejtori i Trepçës merr pjesë në tubimin e VV-së

08 janar 2025 | 23:57

Shyqyri Sadiku, drejtori i Trepçës, është shfaqur publikisht në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai mori pjesë sot në një tubim të mbajtur në Vushtrri, ku ishte i pranishëm edhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Megjithatë, Sadiku njihet si një individ që ka mbajtur pozita të rëndësishme në tri qeveri të ndryshme, përfshirë ato të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit.

Nuk dihet nëse do të suspendohet edhe drejtori i një kompanie publike, që përfshihet kaq direkt në fushatën elektorale, duke ditur që disa zyrtarë policorë u suspenduan për arsyen e njëjtë./JepiZë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës, ka reaguar ndaj…