Drejtori i Urgjencës Kombëtare të Shqipërisë infektohet me koronavirus

24 mars 2020 | 13:27

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv me covid19.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkruan ajo në llogarinë e vet në “Facebook”

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi…