
Drejtori në Komunën e Prishtinës: Rifillimi i punimeve në Rrugën A urimi më i mirë për 2024
03 janar 2024
| 16:58
Drejtori i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Krenar Xhaferi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë në Gjykatën Komerciale për rinisjen e punimeve në rrugën “A”.
Ai ka thënë se ky është urimi më i mirë për vitin 2024.
“Gjykata Komerciale dhoma e shkalles së dytë, i hapi rruge rifillimit te punimeve ne rrugën A. Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm për mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i çdo qytetari te Prishtinës. Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e vendimit ishte kundër interesit publik dhe rrezikonte dëmtimin e palëve të përfshira. Vazhdojmë, nga projekti në projekt”, ka shkruar ai.