Drejtori që po i jep gjallëri sportit kryeqytetas

20 gusht 2022 | 14:43

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka kohë që vuan për nga infrastruktura por edhe organizimet sportive. Mbipopullimi në kryeqytetet bënte që aktivitetet sportive të jenë minore kjo edhe  për shkak të hapësirave të vogla por edhe të vizionarëve për të krijuar aktivitete, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, së fundmi Prishtina po shihet më e gjallëruar, kjo fal punës dhe angazhimit maksimal të Drejtorit për  Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Rugova si një ish-sportist i dalluar e njeh në thelb dëshirën e fëmijëve për t’u marrë me aktivitete sportive andaj së fundmi atë e shohim shumë të angazhuar duke sjellë organizime të ndryshme sportive.

Pasi dje bëri prezantimin e hapjes së dy fushave sportivë  në Kundrën e Trimave saktësisht te shkolla “Hilmi Rakovica”, sot (e shtunë) Rugovën e shohim në parkun e Gërmisë me një tjetër aktivitet për fëmijë.

“Gërmia ka lezet!  ??‍♀️?

Sot, i vogël dhe i madh u knaqëm shumë. Shijuam natyrën e bukur të Gërmisë dhe aktivitetin sportiv me biçikleta.


Faleminderit shumë Gërmia 555 dhe çdo individi tjetër që ndihmuan për këtë super aktivitet.

Shihemi në aktivitetet e ardhshme të Gërmia 555 dhe Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës.

Prishtina, qytet i SPORTIT. Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Rugova në Facebook, duke paralajmruar kështu aktivitet tjera për sportistët kryeqytetas në ditët e ardhshme.

Rugova shihet vazhdimisht në shoqëri tënjë tjetër sportisti të madh, Kushtrim Mushica të cilët sikur kanë bashkuar fuqinë për t’i  ktheyr kryeqytetit gjallëri sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kamionetë është goditur nga treni sot rreth orës 10:07,…