Drejtori Shkodran Tolaj nderohet me çmim nga festivali Bashkia Memaliaj- Gjirokastër
18 gusht 2024
| 23:43
Drejtori Shkodran Tolaj merr çmimin e rëndësishëm nga Komuna Memaliaj- Gjirokastër dhe kryetari Albert Malaj dhe festivali “Jehona e Vjosës” me drejtor Viktor Aliu, me motivacion “ për promovimin dhe pasurimin e denjë të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda e jashtë vendi duke lartësuar si rrallëherë jetën shpirtërore dhe trashëgiminë e shqiptarëve”
Me këtë rast artisti e drejtori Tolaj performoi disa pika nga repertori i tij në sheshin e qytetit ku u mirëprit nga qindra qytetarë! Festivali u mbajt në mbikqyrje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit në Shqipëri dhe morën pjesë mbi 500 artistë nga të gjitha trevat që promovuan muzikën polifonike!