Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e nxënësve tanë

02 shkurt 2025 | 10:25

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të kësaj komune.

Me këtë rast DKA-ja e Gjakovës, përmes një komunikate iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolektivit të shkollave ku ishin nxënësit, Ramë Mehmeti, Ideal Rama dhe Veton Morina.

“Pushoni në paqe engjujt tanë”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa tre fëmijet ndodheshin brenda një objekti të pabanuar, ku ndodhi edhe shembja e pllakës, që i zuri poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Jabllanicë i Gjakovës është mbuluar nga dhimbja pas humbjes…