Drejtoria e Arsimit në Podujevë dhe Instituti SpaceSyntaKs arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Drejtoria e Arsimit në Podujevë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin SpaceSyntaKs për plotësimin dhe zhvillimin e platformës digjitale e cila është platformë që i dedikohet ruajtjes së kujtesës kolektive për mësimin paralel në vitet e ‘90-ta në Kosovë.
Marrëveshja përmban; identifikimin e vendndodhjeve të shtëpive shkolla, krijimin e databazës gjeografike të shtëpive-shkolla, mbledhja dhe digjitalizimi i materialit arkivor, identifikimi dhe intervistimi i personave të përfshirë në procesin e mësimit në shtëpi-shkolla për regjistrimin e memories kolektive, organizimin e diskutimeve publike me qytetarë dhe ngritja e fondeve për punën hulumtuese dhe nevojat e platformës digjitale.
Marrëveshjen e bashkëpunimit e kanë nënshkruar drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Gresa Neziri.