Drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë ndan pajisje bujqësore për 80 fermerë
Drejtoria komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që udhëhiqet nga Gani Hajdari ka shpërndarë për 80 fermerë përfitues, pajisje bujqësore që kapin vlerën prej 84 mijë euro.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e komunës së Gjakovës.
Gjatë ndarjes së këtyre pajisjeve përpos drejtorit, Gani Hajdari, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili mes tjerash ka thënë se subvencionet në bujqësi janë investimi më i mirë i cili i kthehet vendit përmes zhvillimit të bujqësisë.
Njoftimi i plotë:
80 fermerë nga Gjakova kanë përfituar sot pajisje bujqësore në vlere prej 84 mijë Euro, të ndara si subvencione nga komuna e Gjakovës.
Gjatë ndarjes së këtyre pajisjeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili mes tjerash ka thënë se subvencionet në bujqësi janë investimi më i mirë i cili i kthehet vendit përmes zhvillimit të bujqësisë.
Ndarja e subvencioneve për bujqësi nën menaxhimin e drejtorisë komunal për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të cilën e udhëheqë, Gani Hajdari do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.